Loading

25 / 07 / 2013

Shumicës së qytetarëve të kryeqytetit të Kosvës iu pëlqen futbolli, ndërkaq kur është fjala për të preferuarit e tyre, Kombëtarja e Spanjës, ekipi i Barcelonës dhe futbollisti Lionel Messi janë në krye të listave. 

 

 

 

 

Hulumtimi është realizuar në Prishtinë nga studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, në kuadër të punës hulumtuese-shkencore, me pjesëmarrjen e 68 për qind të respondentëve meshkuj dhe 32 për qind femra, nga mosha 16 deri 56 vjeç.

Futbollin e përcjellin 72 për qind të të anketuarve, të cilët kanë parapëlqyer të përmendin tetë kombëtare futbolli, në pyetjen se cila është kombëtarja e tyre e preferuar.

31 për qind e qytetarëve pëlqejnë Kombëtaren e Spanjës, 19 për qind atë të Anglisë, 12 për qind Italinë, 10 për qind Gjermaninë – aq sa edhe Brazilin, 8 për qind Shqipërinë – aq sa edhe Francën dhe 2 për qind Portugalinë.

Ndër ekipet e huaja, ndërkaq, prin Barcelona me 33 për qind, pasuar nga Real Madridi me 27 për qind. Chelsea është ekip i preferuar i 12 për qind të të aketuarve, ndërkaq Manchester United radhitet i katërti me 8 për qind e Bayern Munchen i pesti me 6 për qind. Ekipet italiane Milan, Inter, Roma e Juventus preferohen secili nga 2 për qind e të anketuarve.

Në pyetjen për lojtarin më të preferuar, 36 për qind kanë përmendur Lionel Messinë e 22 për qind Christiano Ronaldon. Mesut Ozil është i pëlqyer i 6 për qind të të anketuarve, kurse nga 4 për qind të “votave” kanë fituar Wayne Rooney, Michael Ballack, Karim Benzema, Didier Drogba e Frank Lampard. Nga 2 për qind të të anketuarve kanë thënë se të preferuarit e tyre janë Xherdan Shaqiri, Iker Casillas, Cesc Fabregas e Francesco Totti.

Pavarësisht se hulumtimi është realizuar në Prishtinë, ndër ekipet vendore më e preferuara nga të anketuarit është Besa e Pejës me 46 për qind të preferencave, pasuar nga Prishtina me 38 për qind. Vazhdojnë Drita, Trepça e Vllaznimi me nga 4 për qind etj.

Hulumtimet në terren, si ky për futbollin, janë pjesë përbërëse e rëndësishme e programeve studimore të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe e punës praktike të studentëve.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/