Nisi manifestimi Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”

Ka nisur të premten, më 1 qershor 2012, manifestimi tradicional Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”, organizuar nga Kolegji Universitar “Pjetër Budi”, Prishtinë.

Në kuadër të manifestimit, që zgjat deri më 2 korrik, do të organizohen shumë aktivitete, që përfshijnë prezantimin e punës hulumtuese-shkencore të studentëve, prezantimin e numrit të ri të revistës shkencore “Logos”, bashkëbisedimin e studentëve me personalitete të fushave të ndryshme, aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut nga studentët dhe stafi i “Pjetër Budit”, turniret tradicionale në shah, futboll, e basketboll, si dhe aktivitete argëtuese.

Të premten, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit u organizua aktiviteti Luaj me “Pjetër Budin”.

Ndërkohë, duke filluar nga data 5 qershor, deri më 29 qershor, puna e Kolegjit Universitar “Pjetër Budi” prezantohet nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

Manifestimi Ditët e Hapura të “Pjetër Budit” përfundon më 2 korrik, me ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 2012 të studentëve të këtij kolegji universitar, në drejtimet Doganë dhe Shpedicion, Sigurime, Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë dhe Administrim Biznesi.

Leave a comment