Intervistohen studentët e interesuar për praktikë në Gjermani

Është mbajtur të mërkurën faza e parë e intervistave të studentëve kandidatë për pjesëmarrje në praktikën tremujore në kompanitë gjermane, me të cilat Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Nga të gjithë aplikantët që kanë shprehur interesim për të kryer praktikën në Gjermani, e të cilët janë intervistuar nga komisioni profesional, do të përzgjidhet një listë e shkurtër me kandidatët më të suksesshëm, të cilët do t’iu nështrohen fazave të tjera të intervistimit.

Leave a comment