Loading

Për plotësimin e vendve të lira të punës:

1. Sekretar i Kolegjit
2. IT / Ekspert i Teknologjisë Informative
3. Zyrtar/e për projekte dhe hulumtime

Për pozitën nën 1. kandidatët duhet të kenë të kryer Fakultetin Juridik (masteri përparësi), së paku tre vjet përvojë pune në profesion të natyrës së ngjashme, ta njohin punën me kompjuter dhe programet: Word, Excel dhe Internetin etj. Kërkohet njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës në të folur dhe në të shkruar, si dhe njohja e mirë e gjuhës angleze.

Për pozitën nën 2. kandidatët duhet të kenë njohuri për mirëmbajtjen e kompjuterëve dhe të serverit, si dhe për administrimin e rrjeteve kompjuterike. Preferohet njohja e programeve aplikative dhe sistemeve për menaxhimin e informacionit, njohja e punës me rrjete sociale, si dhe mirëmbajtja e ueb faqes. Kandidatët për këtë pozitë duhet të jenë të aftë për t’iu përmbajtur afateve të caktuara kohore dhe të jenë në gjendje të ofrojnë mbështetje për sigurinë e informatave dhe funksionimin efikas të sistemeve kompjutetike/internetit. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Për pozitën nën 3. kandidatët duhet të kenë të kryer MA në shkenca ekonomike /social/politike/administrative /edukimit/shëndetësi ose të ngjashme. Kërkohet minimumi 1 vit përvojë pune në pozitë të ngjashme, aftësitë personale në organizimi, menaxhimi i kohës, aftësi komunikimi, aftësi bashkëpunimi, përdorimit të pakove softuerike të kompjuterit për programet Word, Excel, Power Point, SPSS, bazat e të dhënave dhe tabelave, si dhe internetit. Njohja e gjuhës angleze (obligative), e gjuhës gjermane (e preferueshme), Korniza Logjike e Projekteve, procesin e zhvillimit te projekteve etj.

Për konkurrim janë të nevojshme:

1. CV-ja
2. Dy letra rekomandimi – të paktën njëra duhet të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit
3. Kopja e një dokumenti identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë)

Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetor 2019.

Dokumentet duhet dërguar në adresën elektronike: konkursipjeterbudi@gmail.com. Vetëm të përzgjedhurit në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistim.
Informatat shtesë mund të merren në telefonat 038 234 566, 044 163 372 dhe 049 163 372.

Kolegji “Pjetër Budi”
Rr. “Gazmed Zajmi”, nr.33, ( Aktash I ), Prishtinë
www.pjeterbudi-edu.com

Kolegji Pjeter Budi

Na ndiqni ose bëni share postimet tona

Share this:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/