Kolegji “Pjetër Budi” nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Policisë

Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Policisë së Kosovës (SPK).

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Kolegjit “Pjetër Budi” në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Ky bashkëpunim përfshin pika të ndryshme, si: organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, konferenca, simpoziume, tryeza, projekte zhvillimore, përpjekje për ndërtimin e kapaciteteve të resurseve njerëzore dhe fusha të tjera.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Kosovës (SPK) hyn në numrin e madh të marrëveshjeve që Kolegji “Pjetër Budi” ka me shumë institucione e organizata vendore e ndërkombëtare.

Leave a comment