Loading

Ekipi “Real Madrid” i përbërë nga Ardit Ajeti, Atdhe Muriqi, Pajtim Shaqiri, Kadri Durguti, Dardan Topalli dhe Fisnik Topalli është fitues i turnetut në futboll të Kolegjit “Pjetër Budi”, që u organizua të mërkurën pasdite në Prishtinë.

Me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit të kolegjit, turneu u organizua në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”.

Në finale, “Real Madrid” me rezultat 4:2 mposhti ekipin “Indianët” të përbërë nga Arbër Dakaj, Arbër Mazreku, Emrush Avdyli, Besim Sejdia, Besart Samadraxha dhe Mentor Isufi. Për studentët e ekipit fitues u ndanë mirënjohje.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/