Maturantët e drejtimeve Doganë dhe Sigurime të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” nga Prishtina vizituan të mërkurën Kolegjin “Pjetër Budi”. Ata patën rastin të bashkëbisedojnë me stafin akademik dhe administrativ të kolegjit, si dhe të vizitojnë hapësirat ku zhvillohen aktivitetet akademike e shkencore të “Pjetër Budit”, si sallat e ligjërimit, amfiteatrin, bibliotekën etj.
Nga profesorë të kolegjit, maturantëve iu janë prezantuar programet akademike që ofron kolegji dhe mundësitë e studimit. Po ashtu, ata janë njoftuar edhe për aktivitetet jashtëmësimore që organizohen nga studentët e “Pjetër Budit”.