Loading

Me një ceremoni solemne, ka filluar të martën viti i ri akademik në Kolegjin “Pjetër Budi”, Prishtinë. Studentë brucoshë, profesorë e mysafirë të tjerë kanë qenë të pranishëm në ceremoni, duke shënuar nisjen e vitit akademik 2013/2014.

 

Dekani i Kolegjit, prof. dr. Nuhi Rexhepi, iu ka thënë studentëve të rinj se “Pjetër Budin” do ta kenë përkrah drejt realizimit të qëllimeve të tyre.

 

Më pas, studentët kanë vizituar ambientet e kolegjit dhe kanë bashkëbiseduar me profesorët dhe stafin tjetër të “Pjetër Budit”. Për brucoshët, në “Pjetër Budi” që nga nesër nisin edhe trajnimet dhe workshopet nga fusha të ndryshme.

 

Kolegji “Pjetër Budi” ofron studime bachelor në Doganë dhe Shpedicion, Menaxhim të Turizmit dhe Hotelerisë, Sigurime dhe Administrim Biznesi, si dhe studime master në Doganë dhe Shpedicion, Menaxhment, Menaxhim të Sigurimeve dhe Menaxhim të Turizmit dhe Hotelerisë

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/