Loading

Bazuar në Statutin e Kolegjit “Pjetër Budi”,  Neni 24, pika 1, Bordi Drejtues i Kolegji “Pjetër Budi”  shpall këtë:

Konkurs për zgjedhje të Rektorit

Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet si në vijim:

 1. Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të ketë integritet të lartë.

2. Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese.

Procedura e perzgjedhjes:

  • Konkurrimi për postin e rektorit është i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm
  • Rektorin e zgjedh Bordi drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej tre (3) anëtareve të cilin komision e formon Senati akademik. Komisioni profesional ka për detyrë që të verifikoj nëse kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit i plotësojnë kushtet e parapara me konkurs.
  • Rektori zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Bordit drejtues (4 vota) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti. Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në Statut.
  • Votimi për zgjedhjen e rektorit bëhet me vota të fshehta.
  • Emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej dy ose katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Biografia (CV),
  • Dokument identifikues valid i Republikёs sё Kosovёs, ose shtetit nga vini,
  • Çertifikata e lindjes
  • Dëshmia nga organet kompetente që nuk janë nën hetime,
  • Kopjet e Diplomave të vërtetuara nga noteri (vendimi për nostrifikim për diplomat e lëshuara nga vendet jashtë Kosovës)
  • Vendimi për thirrjen akademike paraprake,
  • Përmbledhjen e përvojës akademike (në mësimdhënie, kërkime shkencore, krijimtari artistike) dhe përvojën menaxheriale,

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Me qëllim të parandalimit të kontaktit fizik gjatë kohës së pandemisë, aplikimet në konkursin për pozitën e Rektorit, do bëhet në aplikim ONLINE!

Dokumentet e skenuara duhet të dorëzohen Online në: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur nga data 24.09.2020 deri me 29.09.2020 ora 15:00.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/