Ish-studentja e Kolegjit “Pjetër Budi”, Selma Miftari është njëra nga shumë studentët që Kolegji “Pjetër Budi” i ofroi mundësi për studime cilësore të cilat do ta dërgonin edhe deri tek punësimi.
Selma ka fituar punë me kontratë 2 vjeçare në një firmë në Hamburg të Gjermanisë, në departamentin e Exportit – Importit.
Selma ka filluar procesin e njohjes dhe nostrifikimit të diplomës së fituar në Kolegjin “Pjetër Budi” në Essen të Gjermanisë, proces të cilin e mbaroj shumë suksesshëm dhe i’u pranua titullin BA në “Doganë dhe Shpedicion” edhe në Gjermani. Kurse diploma e nivelit Master që Selma po ashtu fitoj në Kolegjin “Pjetër Budi” bëri që Selma të sigurojë dhe avancim në punë.
Kontrata që ka fituar Selma mbështetët në shkollimin që ajo ka mbaruar në Kolegjin “Pjetër Budi” departamenti: BA. në “Dogane dhe Shpedicion” dhe Masterin në “Menaxhment”!