Loading

Prishtinë 07 gusht 2013

Përkundër vështirësive me të cilat përballen, pjesëtarët e komunitetit ashkali në Podujevë kanë marrëdhënie të mira me popullatën shumicë shqiptare.

Ky është rezultat i një hulumtimi të realizuar nga një grup studentësh të Kolegjit “Pjetër Budi”, në kuadër të punës së tyre hulumtuese-shkencore.

Qëllimi i hulumtimit ishte që të kuptohet kompleksiteti i problemeve të pjesëtarëve të pakicës ashkali në komunën e Podujevës.

Mbi 90 për qind e familjeve ashkali kanë më shumë se pesë anëtarë, ndërkaq gati gjysma nga ta (48 për qind) janë të pashkolluar.

Më se 40 për qind e tyre jetojnë nga ndihma sociale, ndërkaq të tjerët punojnë privatisht. Asnjëri nga ta nuk është i punësuar në ndonjë institucion publik, ndërkaq 60 për qind e atyre që punojnë nuk fitojnë më shumë se 100 euro në muaj.

Ata kanë edhe probleme të tjera. 56 për qind e të anketuarve thonë se e kanë sfidë sigurimin e një përkujdesjeje të mirë shëndetësore.

Përkundër të gjitha problemeve, shumica e ashkalive kanë marrëdhënie të mira me popullatën shumicë – shqiptarët. 82 për qind nga ta thonë se marrëdhëniet i kanë të mira, ndërkaq 18 për qind “mesatarisht të mira”.

Hulumtimet si ky në terren janë pjesë përbërëse e rëndësishme e programeve studimore të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe e punës praktike të studentëve.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/