Dhurojnë gjak, shpëtojnë jetë!

Në Kolegjin “Pjetër Budi” të mërkurën është organizuar aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut, nga ana e studentëve dhe stafit të kolegjit. Aksioni i ka paraprirë Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm për ata që kanë nevojë, mirëpo sipas një studimi të bërë së fundi është parë se edhe donatori përfiton në aspektin shëndetësor. Sipas një studimi të bërë me 2682 meshkuj nga Finlanda, të cilët kanë dhuruar gjak rregullisht, 88 për qind e tyre kanë pasur më pak rrezik nga sulmet në zemër, në krahasim me ata që nuk dhurojnë gjak.

Universiteti i Kalifornisë në San Diego, ndërkaq, ka vlerësuar se nga çdo sasi e gjakut që dhurohet, donatorët humbin 650 kalori, pasi trupi ka nevojë të rimbushet. Megjithatë, qendrat e transfuzionit të gjakut inkurajojnë që njerëzit më shumë të dhurojnë gjak për qëllime altruiste dhe për përfitimin e të tjerëve, sesa për vete.

 

Aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut, nga ana e studentëve dhe stafit të Kolegjit “Pjetër Budi” është pjesë e aktiviteteve që organizohen në kuadër të manifestimit Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”.

Leave a comment