Vazhdon mësimi në distancë në Kolegjin “Pjetë Budi”

Gjendja e jashtëzakonshme nga pandemia COVIT-19 që po mbretëron në të gjithë botën e ka bërë të domosdoshëm transformimin e mësimdhënies nga ajo klasike në mësimdhënie online.
Kolegji “Pjetë Budi”  vazhdimisht që nga viti 2008 e ka promovuar dhe nxitur digjitalizimi e shërbimit studentor dhe procesin mësimor
nëpërmjet platformave të qasshme komerciale online të zhvilluara nga vet institucioni, siç janë: Sistemi SITOS, Sistemi i Shërbimit Administrativ të Studentëvë dhe Biblotekat Online që jan në shërbim të stafit dhe studentëve.
Me gjendjen e krijuar që nga 13, Marsi Kolegji “Pjetër Budi” me përvojën e krijuar paraprakisht, me kapacitet të plotë po u ofron studentëve edhe mësimdhënien ONLINE si dhe shërbime cilësore akademike edhe administrative.
Studentët masivisht i janë bashkëngjitur kësaj mënyre të mësimdhënies. në të gjitha lëndët dhe programet studimore që zhvillohen në bazë të orarit paraprak. Kalimi në mësimdhënien online të sinkronizuar u realizua menjëherë vetëm disa orë pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e punës të institucioneve mësimore.
Ky proces është i dyanshëm i studentëve dhe profesorëve që realizojnë aktivitete virtuale të sinkronizuara në distancë duke përdoret platforma, ZOOM, ndërsa profesorët secilin studentë e kontaktojnë nëpërmjet këtij sistemi, ku hapet nyja online për ligjëratat kurse për testim po perdoret platforma Google classroom.
Një arritje e nevojshme është se po realizohet me sukses plani dhe programi mësimor, pa krijuar asnjë problematikë dhe duke realizuar procesin e mësimdhënies, mësimnxënies dhe monitorimit online në kohë reale

Leave a comment