Kolegji Pjetër Budi

Veturat e tipit Golf dalin të jenë më të preferuarat për qytetarët e tri komunave të Kosovës.

Ky është rezultat i një hulumtimi të realizuar në Prishtinë, Kamenicë dhe Gjakovë nga një grup studentësh të Kolegjit “Pjetër Budi”, në kuadër të punës së tyre hulumtuese-shkencore. Ky lloj veturash preferohet nga 37 për qind e të anketuarve, pasuar nga 23 për qind që pëlqejnë veturat Mercedes, 18 për qind BMW dhe 15 për qind Audi.

Të qenit “më ekonomike” e kanë radhitur si arsye të parë për preferencat e tyre ndaj veturave 39 për qind e të anketuarve, ndërkaq shpejtësinë 32 për qind.

Më shumë se gjysma e të aketuarve (58 për qind) preferojnë vetura diesel, ndërkaq 39 për qind me benzinë, ndërkaq ngjyra e zezë është më e pëlqyera – 42 për qind.

Këto janë të dhënat e përgjithshme, por ndryshon puna kur bëhet fjalë për preferencat gjnore. 82 për qind e të anketuarve ishin meshkuj dhe 18 për qind femra.

Përderisa meshkujt më së shumti i pëlqejnë veturat e tipit Golf  (39 për qind), pasuar nga ato Mercedes (21 për qind), femrat më shumë janë të apasionuara me veturat e tipit Mercedes (33 për qind), pasuar nga Golf e BMW (nga 22 për qind).

Sa iu përket ngjyrave, meshkujt në përgjithësi pëlqejnë më shumë veturat me ngjyrë të zezë, ndërkaq femrat ato me ngjyrë të kuqe.

Hulumtimet në terren, si ky për veturat, janë pjesë përbërëse e rëndësishme e programeve studimore të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe e punës praktike të studentëve.