Zyra Ligjore
Zyra ligjore funksionon në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe Statutit të Kolegjit “Pjetër Budi”, Instituti për Studime Prishtinë. Zyra ligjore përcjell legjislacionin bazë në sferën e Arsimit të Lartë në Kosovë, legjislacionin e punës dhe aktet tjera normative në vend, me qëllim të harmonizimit të akteve të brendshme.
Zyra Ligjore është kompetente për interpretimin e ligjeve, udhëzimeve administrative të miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe interpretimin e Statutit të dhe rregulloreve të Kolegjit. Zyra ligjore udhëhiqet nga Sekretari i Pergjithshëm i Kolegjit.
SEKRETARI ka të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij e cila nënshkruhet nga Drejtori i Bordit. Sekretari i përgjigjet Dekanit për administrim efikas, ekonomik dhe efektiv në të gjitha nivelet e Kolegjit. Në këtë pozitë sekretari përgjigjet për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë e organeve ose e udhëheqësve të tjerë. Ai është kompetent për interpretimin e Statutit dhe Rregulloreve të Kolegjit, kujdeset për ligjshmërinë e akteve administrative të strukturave menaxheriale të Kolegjit, etj.
Sekretari i Kolegjit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
– Është zyrtari më i lartë i administratës;
– Është udhëheqës i Administratës Qendrore;
– Është shef i zyrave administrative;
Përveç këtyre detyrave Sekretari i Kolegjit mbanë regjistrin e:
– Kandidatëve që paraqiten për pranim;
– Studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve
shkencore;
– Të diplomuarit;
– Personelin me kontratë;
– Pronësinë;
– Llogaritë financiare;
– Projektet e kërkimeve, krijuese dhe konsultative;
– Kontratat komerciale;
– Raportet e punës akademike;
– Vlerësimet;
– Raportet vetanake;
– Vlerësimet e jashtme dhe të brendshme;
– Çështje të tjera që kërkohen nga Bordi Drejtues, apo nga Dekani.
Sekretar i Përgjithshëm në Kolegjin “Pjetër Budi” – Prishtinë është Anila Mustafa.