Loading

Zyra e karrieres

Me qëllim që t’u vijmë në ndihmë studentëve dhe të diplomuarve që të përmbushin synimet e tyre në karrierë, Zyra e Karrierës në kuadër të Institutit për Studime “Pjetër Budi” ofron një shërbim të plotë menaxhimi të karrierës, duke përfshirë mbështetje në projektet dhe kërkimet e punësimit gjatë gjithë periudhës së studimeve.

Këtu përfshihen njoftime punësimi periodike, këshillime të përgjithshme për strategji në kërkim të punës, këshillim i personalizuar karriere, si edhe ndihmë konkrete apo këshilla rreth përgatitjes së CV-së.

Shërbimet e ofruara:

  1. Zyra e Karrierës ndihmon në lokalizimin e kërkimit shkencor dhe të temave për mbrojtjen e diplomave nga mjedisi i biznesit, në mënyrë që të krijojë kontakte midis këtyre dy sferave (sferës së arsimit dhe të industrisë) dhe të krijojë lidhje të punës studimore me projekte të botës reale.
  1. Duke ruajtur kontakte të ngushta me mjedisin e biznesit, kjo zyrë ndjek zhvillimet e fundit në tregun e punës. Në këtë mënyrë, Kolegji “Pjetër Budi” krijon dhe zhvillon programet kurrikulare në referim të fushave të ndryshme të studimit.
  1. Mbledh informacion për studentët e diplomuar pranë Kolegjit “Pjetër Budi”.
  1. Mbledh informacion për të gjetur mënyra efikase që studentët të nisin një karrierë në profesionin e tyre.
  1. Mban një arkivë të rifreskuar në mënyrë periodike me informacion rreth shoqërive, bizneseve, apo kompanive të ndryshme, duke synuar përcaktimin e fushës më të përshtatshme të punës për studentët.
  1. Ndihmon për krijimin e CV-ve profesionale dhe hartimin e letrave rekomanduese apo motivuese, të cilat pasqyrojnë aftësitë dhe eksperiencën e kandidatit.
  1. Ofron këshilla për të realizuar intervista të suksesshme.
  1. Ofron mundësinë e njohjes me një shumllojshmëri pozicionesh të lira pune të cilat janë në dispozicion të studentëve.
  1. Zyra e karrierës pranë Kolegjit “Pjetër Budi” gjithashtu synon të ndihmojë studentët që janë profesionistë të cilët u rikthehen studimeve të tyre, që të:
    • promovojnë karrierën e deritashme dhe përmirësojnë rrjetin e njohjeve profesionale;
    • të ndërrojnë karrierë, nëse është ky synimi i tyre

Pervec tjerash, zyra e karrierës e Kolegjit ”Pjetër Budi” organizon edhe ;

  • prezantime nëpër të gjitha qendrat komunale të Kosovës
  • ligjërata speciale me të ftuar të vecantë
  • organizon dhe promovon dijen e studentëve nëpër panaire dhe prezantime publike
  • organizon eskursione pune nëpër vende të ndryshme
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/