Loading

Janë zgjedhur tri fotografitë më të mira të garës “Selfie ma i mirë prej krejtve!”, organizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”.

Fotografia e publikuar nga Ron Bërbatovci ka fituar shpërblimin kryesor. Kriter për përzgjedhjen e saj ka qenë numri i pëlqimeve (llajkave).

Fotografia është realizuar në Golem të Shqipërisë, gjatë ekskursionit të maturantëve të Shkollës së Mesme Ekonomike të Fushë Kosovës atje.

Ndërkaq, një komision i veçantë ka vendosur t’i shpërblejë edhe dy fotografi të tjera. Për zgjedhjen e tyre nuk ka qenë kriter numri i pëlqimeve, por ideja dhe kreativiteti.

Fotografia e publikuar nga Mërgim Grajqevci është vlerësuar për idenë origjinale, kurse ajo e publikuar nga Kadri Durguti është vlerësuar për kreativitet. Autorët e këtyre fotografive gjithashtu do të shpërblehen.

Fotografia e publikuar nga Grajeqevci është realizuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, kurse ajo e publikuar nga Durguti është realizuar në Ulqin, gjatë ekskursionit të studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” atje.

Fotografitë fituese do t’i marrin shpërblimet në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në fillim të tetorit, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Kolegji “Pjetër Budi” uron fituesit dhe falënderon të gjithë ata që ishin pjesë e garës!

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/