Vizitë studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit

Ligjëruesi i Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”, Imer Mushkolaj, ka marrë pjesë në një vizitë studimore në Universitetin Politehnica të Bukureshtit (Rumani), në kuadër të projektit të Tempus’it, që po zbatohet nga WUS Kosova “Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave në bazë të rezultateve të mësimnxënies dhe mësimdhënies së bazuar në hulumtim, në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës”.
Gjatë vizitës janë trajtuar tema, si: pozicionimi i arsimit të lartë në sistemin e edukimit formal dhe joformal, definimi i rezultateve të mësimnxënies në programet e reja të studimit në nivelet Bachelor dhe Master, procesi i validimit të kualifikimeve etj.

Leave a comment