Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë, me datën 29 shtator 2018, organizoi “Ceremoninë e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2017/2018”.
Këtë vit diplomuan studentët e katër programeve studimore në studimet baçelor të gjeneratës 2015/2016: Doganë dhe Shpedicion, Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë, Administrim Biznesi dhe Sigurime, si dhe Programi Master Menaxhment i gjeneratës 2016/2017.
Ceremonia e diplomimit është një event tradicional që organizohet Kolegji “Pjetër Budi”, për të kurorëzuar punën tri vjeçare të studentëve të programeve baçelor dhe punën dy vjeçare të studentëve të masterit.
Ceremonia u mbajt në një ambient të bukur në amfiteatrin sportiv dhe artistik afër pishinës në Parkun e Gërmisë.
Përveç studentëve që ishin madhështorë, në ceremoni morën pjesë një numër i madh i mysafirëve dhe familjarëve të studentëve.
Dekani i Kolegjit Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku, duke ju drejtuar studentëve theksoi “Gjatë viteve të studimit, Ju të dashur studentë, keni arritur nivel të lartë të edukimit profesionale dhe shkencor, jeni pajisur me dije dhe shkathtësi nga fusha e Doganës dhe Shpedicionit, menaxhimit të turizmit dhe hotelerisë, administrim biznesit dhe sigurimeve. Tregu i punës në Kosovës ka nevojë për juve – Ju i duheni këtij vendi”. Ai më tej theksoi se “Kolegji “Pjeter Budi”, është i nderuar që ju ka pasur juve studentë, dhe do të jetë përherë Institucioni juaj, vendi ku jeni shkolluar dhe edukuar, do të jetë referencë për juve”.
E veçanta e kësaj ceremonie ishte ndarja e çmimeve “Student i dalluar”, për studentë të cilët kanë arritur rezultate më larta në mësim. Driton Kameri nga Programi Doganë dhe Shpedicion, Blerta Murseli nga Programi Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë si dhe Sadik Hajdari nga Programi Sigurime ishin studentët që morën çmimin “Student i dalluar”.
Kolegji “Pjetër Budi”, i Uron të gjithë studentët për diplomimin dhe ju dëshiron shëndet, mirëqenie sociale dhe suksese në punë!
Kolegji “Pjetër Budi”, është i përkushtuar për të ofruar arsim cilësore të standardeve evropiane dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.