Loading

Shumë ide për bashkëpunim të mëtejmë janë diskutuar në konventën vjetore të Alumnit-studentëve të diplomuar të Kolegjit “Pjetër Budi”. Ata nga njëra anë dhe “Pjetër Budi”, nga ana tjetër kanë shprehur gatishmërinë për të vepruar së bashku në funksion të zhvillimit reciprok.
Dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, prof. dr. Hashim Rexhepi, iu tha ish-studentëve se ky institucion do të jetë gjithmonë përkrah tyre, me qëllim që t’i mbështesë në çfarëdo forme. Ndërkaq, studentët shprehën falënderimet për takimin dhe paraqitën sukseset e punës së tyre, por edhe sfidat.
Leonora Kusari, menaxhere e departamentit të këshillimeve në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbajti një prezantim, gjatë të cilit tregoi për mundësitë që ky institucion iu ofron bizneseve ekzistuese, por edhe për krijimin e bizneseve të reja. Ish-studentët shprehën gatishmërinë që të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/