Kolegji Pjetër Budi

Prishtinë, 22 gusht
Ka dalë nga shtypi numri i ri, i dyti me radhë i revistës “Studenti”, e cila botohet nga Organizata Studentore e Kolegjit “Pjetër Budi”, Prishtinë.
Revista përmban material të larmishme, duke filluar nga oferta e “Pjetër Budit” për studentët e rinj dhe ngjarjet e organizimet e shumta të këtij institucioni të arsimit të lartë, e deri te materialet e shkruara nga studentët.
Po ashtu, në revistë janë përfshirë edhe intervista me studentët, të cilët flasin për të arriturat dhe përvojat e tyre në Kolegjin “Pjetër Budi”.
Në një shkrim të tij në revistë, dekani i Kolegjit “Pjetër Budi”, prof. dr. Nuhi Rexhepi thotë se ky institucion synon t’i sigurojë studentit një formim të mirë shkencor, teorik e praktik, jo vetëm aftësim në fushat përkatëse, por t’u japë edhe mundësi tjera të punësimit ose studimit të mëtejshëm.
Ndërkaq studentja Marigona Dragusha, në një intervistë për revistën, porosit të rinjtë që, nëse kërkojnë kuadër të kualifikuar akademik, staf profesional dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre, atëherë Kolegji “Pjetër Budi” është zgjedhja më e mirë.
Revista Studenti