Loading

[:en]Trajnime[:]

[:en]EKSPERTJA ZVICERANE GISELA RAEBER PO MBAN TRAJNIME NË “PJETËR BUDI”

Ekspertja zvicerane Gisela Raeber është duke mbajtur trajnime dhe workshope për stafin e Kolegjit “Pjetër Budi” në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun. Me një përvojë të gjatë dhe specialiste në këto fusha, Raeber ka bashkëpunuar me institucione dhe kompani në shumë vende të Evropës. Bashkë me stafin e Kolegjit “Pjetër Budi”, ndërkaq, ajo do të punojë në zhvillimin e një strategjie të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të avancimit të insitucionit në fushën e komunikimit me publikun. Trajnimet do të zgjasin dhjetë ditë.

Ligjëratë për respektimin e të drejtës së autorit

Studentë të vitit të parë të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë marrë pjesë në një ligjëratë për respektimin e të drejtës së autorit. Me ta është diskutuar se si duhet luftuar plagjiatura gjatë punës së tyre të përditshme akademike. Studentët janë njoftuar edhe për metoda të ndryshme që ndihmojnë në zbulimin e plagjiaturës, siç janë programet e ndryshme softuerike.

U mbajt trajnimi për metodologjitë hulumtuese në rrugët digjitale

Një trajnim për metodologjitë hulumtuese në rrugët digjitale është organizuar në Kolegjin “Pjetër Budi” me pjesëmarrjen e një pjese të stafit akademik, Zyrës së Cilësisë dhe studentëve. Trajnimi është fokusuar në hulumtimet kuantitative nëpërmjet rrugëve të ndryshme të internetit dhe aplikacioneve softuerike dhe kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe shkathtësive në këtë fushë, gjë që do të ndikojë në përparimin e punës hulumtuese në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Trajnime ne Kolegjin “Pjeter Budi”

Kolegji “Pjetër Budi” ofron  trajnime të hapura për të gjithë të interesuarit, në këto fusha:

 

 

PREZANTIMI NË POWER POINT (moduli bazik): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 1 orë dhe mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor 2013, çmimi për person është 99 euro.

PLATFORMA ONLINE E MARKETINGUT (moduli bazik): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 3 orë dhe mbahet më 12, 13 dhe 14 nëntor 2013, ndërsa çmimi për person është 99 euro.

MICROSOFT OFFICE (MODULI BAZIK): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 3 orë, më 20, 21 dhe 22 nëntor 2013 dhe çmimi për person është 150 euro.

KËRKIMI NË INTERNET (MODULI BAZIK): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 2 orë dhe mbahet më 4, 5 dhe 6 dhjetor 2013 dhe çmimi për person është  99 euro.

KOMUNIKIMI ME MEDIAT (moduli bazik): Trajnimi zgjat 3 ditë nga 3 orë dhe mbahet më 11, 12 dhe13  tetor 2013, ndërsa çmimi për person është 150 euro.

Për çdo modul duhet të plotësohet numri prej 10 personave.

Kandidatët e interesuar mund të paraqiten në administratën e Kolegjit “Pjetër Budi” ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 049 323 143 dhe në emailin [email protected].

[:]

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/