Trajnime dhe çertifikime sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)
Këto programe u japin kandidatëve aftësi praktike dhe njohuri profesionale që i bëjnë të gatshëm për tregun e punës në Kosovë dhe jashtë saj.
Përfitimet kryesore: certifikim zyrtar, punësim i shpejtë, aftësi të kërkuara nga sektori shëndetësor dhe gastronomik, mobilitet më i madh në tregun e punës dhe siguri më e lartë për karrierë.
Këto kualifikime hapin mundësi punësimi në klinika dentare, laboratorë, furra buke dhe restorante, duke ofruar perspektivë të qëndrueshme dhe të ardhura të sigurta.
Programet:
-
Teknik i Dhëmbëve (Niveli 4)
-
Asistent Dentar (Niveli 4)
-
Furrëtar (Niveli 3)
-
Ndihmës Kuzhinier (Niveli 3)
Teknik i dhëmbëve, niveli 4 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)
Përmes këtij kualifikimi profesional, kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e
teknikut të dhëmbëve, do të pajisen me shkathësi adekuate profesionale, të gatshëm për tu
kyçur në tregun e punës për punësim në laboratorë dentarë, klinika Dentare, institucione
shëndetësore, industrinë e pajisjeve dentare, arsim dhe trajnim, shitje dhe konsulencë
teknologjike dhe laboratorë dentar.

Asistent Dentar, niveli 4 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK)
Asistenti Dentar asiston stomatologun në dhënien e shërbimeve stomatologjike të pacientëve, ku pas përfundimit me sukses te moduleve të parapara në plan-program mësimor, dhe pas arritjes së kushteve për çertifikim, kandidatët do të jenë të pajisur me dije dhe shkathtësi të mjaftueshme për ushtrimin e profesionit të Asistentit Dentar në sektorin e shëndetësisë.

Asistentët dentarë mund të punojnë në një sërë ambientesh profesionale, duke filluar nga klinikat dhe qendrat dentare private, ku ndihmojnë dentistët në trajtime të përgjithshme ose
specializuara, si ortodoncia dhe kirurgjia orale. Ata gjithashtu mund të punojnë në spitale dhe qendra shëndetësore publike, duke asistuar në trajtime emergjente dhe duke marrë pjesë në
programe të edukimit shëndetësor për parandalimin e sëmundjeve orale.
Furrëtar, niveli 3 sipas KKK
Ky program është zhvilluar në bazë të Standardit Profesional për Furrëtar, Sektori Teknologji
ushqimore të Keshillit për Arsim dhe Aftësim profesional. Përmes këtij kualifikimi profesional,
kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e furrëtarit, do të pajisen me shkathësi
adekuate profesionale, të gatshëm për tu kyqur në tregun e punës për punësim në furra, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
Ndihmës Kuzhinier, niveli 3 sipas KKK
Përmes këtij kualifikimi profesional, kandidatët e interesuar për të ushtruar profesionin e
asistentit të kuzhinierit, do të pajisen me shkathësi adekuate profesionale, të gatshëm për tu
kyqur në tregun e punës për punësim në restorante, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
Pas përfundimit me sukses te moduleve të parapara në plan-program mësimor, dhe pas arritjes së kushteve për çertifikim, kursantët do të jenë të pajisur me dije dhe shkathtësi të
mjaftueshme për ushtrimin e profesionit të ndihmës kuzhinierit dhe do të jenë në gjendje që të: planifikojë dhe organizojë përgatitjen e specialiteteve në restorant; të sigurojë mbrojtje në
punë, të zbatojë higjienën; të monitorojë pranimin e lëndëve të para, gatimi dhe ruajtjen e
cilësisë së ushqimeve; të dekorojë dhe rregullojë pjatat dhe tryezat; të mirëmbajë pajisjet e
restorantit; si dhe të mbrojë mjedisin.