Zyrtarë nga institucione të arsimit të lartë në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe nga “Pjetër Budi”, kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Prishtinë, në kuadër të Projektit Tempus, trajnim ky i cili kishte të bënte me inkurajimin e procesit të zhvillimit të kurrikulave bazuar në mësimnxënie dhe hulumtim.
Ekspertë të njohur nga institucione ndërkombëtare akademike-partnerë të projektit, si nga Universiteti i Salzburgut, Kolegji Universitar i Cork-ut dhe Universiteti i Edinburgut, si dhe përfaqësues të institucioneve kosovare, si Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ligjëruan në tema të ndryshme që kishin të bëjnë kryesisht me ndërlidhjen e kurrikulave mësimore me tregun e punës. Dr. Orhan Çeku, ligjërues në “Pjetër Budi” prezantoi procedurën e zhvillimit të kurrikulave në këtë institucion.