Më 12-13 qershor, Kolegji “Pjetër Budi”, ka organizuar trajnim për aftësimin e stafit në përdorimin e teknologjisë informative.
Gjatë dy ditëve eksperti i TI-së, Shpat Komoni, ka ligjëruar mënyrat e ngarkimit të dokumenteve dhe të fotografive në web- faqe, mundësitë e editimit të teksteve të ndryshme, si dhe aspekte të tjera teknike që lidhen me përdorimin sa më efikas të teknologjisë informative.
Kolegji “Pjetër Budi” në vazhdimësi organizon trajnime në fusha të ndryshme, për ngritjen e cilësisë së stafit administrativ dhe akademik.