Me moton “Apliko suksesshëm për një vend pune” Kolegji “Pjetër Budi” organizon trajnim në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Trajnimi mbahet me datat 7 dhe 14 Maj në Kolegjin “Pjetër Budi” duke filluar nga ora 10.00 deri në ora 12.00
Trajnimi do të organizohet për:
- Orientim në karrierë
- Hulumtimi i konkurseve
- Plotësimin e aplikacioneve për punë
- CV dhe letër motivimi
- Intervista për punë
Trajnimi mbahet në Kolegjin “Pjetër Budi” dhe të gjithë të interesuarit që duan ta ndjekin këtë trajnim duhet të lajmërohen në administratën e Kolegjit.