TRAJNIM: MENAXHIMI I RESURSEVE NJERËZORE

Kolegji Universitar “Pjetër Budi” organizon
TRAJNIM: MENAXHIMI I RESURSEVE NJERËZORE
Koha: 15 – 19 maj 2013
Vendi: Ohër, Maqedoni
Qëllimi i trajnimit pesëditor është që ta bëjë zhvillimin më të suksesshëm të stafit në menaxhimin e lartë të resurseve njerëzore. Vijuesve të trajnimit iu ligjërojnë ekspertë të njohur të resurseve njerëzore. Në trajnim mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, që duan të marrin njohuri për menaxhimin e resurseve njerëzore. Pjesëmarrësit e trajnimit pajisen me certifikata.
Çmimi: 800 euro
Në çmim përfshihen të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me udhëtimin, akomodimin, ushqimin, trajnimin dhe pajisjen me certifikata. Po ashtu, në çmim, përfshihen edhe dy vizita/ekskursione të shkurtra: në Shqipëri dhe brenda Maqedonisë.
Të interesuarit të dërgojnë një CV të shkurtër në email adresën [email protected], me shënimin “Për trajnim”.
Për informata shtesë kontaktoni në numrin e telefonit 044 506 490.

Leave a comment