TEKNOLOGJI INFORMATIVE DHE KOMUNIKIMI

Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe dixhitalizimi, kanë ndryshuar nevojën e tregut të punës për profesionistët. Prandaj, Kolegji “Pjeter Budi” ofron studime profesionale dhe bashkëkohore në fushën e teknologjisë dhe komunikimit.

Shkolla e Teknologjisë si shkollë profesionale operon në Kolegjin “Pjeter Budi” dhe ofron shërbime për përgatitjen profesionale të studentëve në teknologjinë e informacionit dhe komunikimin. Pas përfundimit të shkollës profesionale, studentët / pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri në fushën e TIK, përkatësisht përdorimin e kompjuterëve dhe pajisjeve dhe programeve të tyre, dhe jo vetëm. Pas përfundimit me sukses të moduleve, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata që demonstrojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara.