TEKNOLOGJI INFORMATIVE DHE E KOMUNIKIMIT

Kolegji “Pjetër Budi” është  Qendër e Testimi e autorizuar nga ECDL Kosova dhe e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve i Kosovës.

Emërtimi i moduleve që ne i ofrojmë  në Teknologji Informative dhe e Komunikimit janë:

  1. ECDL Base Niveli II sipas KKK me 30 kredi te AAP
  2. ECDL Standard Niveli III sipas KKK me 30 kredi te AAP
  3. ECDL Advanced Niveli IV sipas KKK me 30 kredi te AAP

Çka është ECDL?

Me ECDL ju  do të jeni kompetent për përdorimin e një kompjuteri personal, zhvillimin e aplikacioneve të zakonshme kompjuterike dhe njohjen e koncepteve thelbësore të Teknologjisë Informative.

Shkathtësitë e përdorimit të kompjuterit ju ndihmojnë të punoni më shpejtë, në mënyrë më efikase dhe me më pak gabime. ECDL është dëshmia më e mirë për punëdhënësit se ju i posedoni shkathtësitë digjitale dhe të komunikimit në Teknologji.

Në 90% të vendeve të punës në botë nevojiten shkathtësi bazike të TIK-ut,  shkathtësitë digjitale individuale.

ECDL e bën të lehtë komunikimin virtual, përdorimin e aplikacioneve, perdorimin e rrjeteve sociale, punen në distancë.

Ndiqni trajnimet per ECDL, për të qenë në gjendje të jeni efikas në punë dhe të jeni ndërkombëtarisht të garantuar për  efikasitet në përdorimin e Teknologjisë Informative për punë.

Përmes ECDL-së, ju ofrohet një certifikim i njohur ndërkombëtarisht, i cili qertifikim mbështetet nga qeveritë, shoqëritë kompjuterike, organizatat ndërkombëtare dhe korporatat tregtare në nivel global.

Programi i trajnimeve