Takim mes Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Erasmus+

Në organizmin e MASHT në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë, të premten është zhvilluar një takim me rektorët e institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ku ka marr pjesë edhe Dekani i Kolegjit “Pjeter Budi” Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku. Në këtë takim është diskutuar për qasjen në programin “Erasmus +” dhe për të koordinuar veprimet, në mënyrë që të sjellim sa më shumë fonde në Kosovë.
Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se programi “Erasmus +” është shumë i rëndësishëm sa i përket mobilitetit të studentëve, profesorëve dhe ndërkombëtarizimit të Arsimit të Lartë. “Ne, duhet të fokusohemi në eliminimin e çdo barriere, në mënyrë që institucionet tona të arsimit të lartë të mund të përfitojnë sa më shumë nga programet e “Erasmus +. MAShT është e gatshme që, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të hartojë politika që do të ndikonin direkt në ngritjet e kapaciteteve profesionale të stafit akademik brenda institucioneve tona.”, theksoi ministri Bytyqi

Institucionet e Arsimit të Lartë janë të bindura se shfrytëzimi i mundësive të ofruara nga Programi Erasmus+ kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, ndërkombëtarizimit dhe shkëmbimit të vlerave akademike dhe sociale.

Leave a comment