Studentja Duresa Mustafa kryen praktikën profesionale në sektorin e Burimeve Njerëzore në Doganën e Kosovës.

Duresa Mustafa, studente në programin studimor Administrim Biznesi, përkatësisht specializimi Menaxhimi i Resurseve Njerëzore, është njëra nga studentet që është duke vijuar praktikën profesionale me pagesë në sektorin e Burimeve Njerëzore në Doganën e Kosovës. Praktika profesionale po kryhet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga Kolegji ‘’Pjeter Budi’’ me Ministrinë e Financave.

Studentja Duresa Mustafa theksoi se është shumë e lumtur që i është dhënë mundësia për kryerjen e praktikës tre mujore me pagesë, në sektorin e Burimeve Njerëzore në Doganën e Kosovës. Ajo theksoi se gjatë praktikës ka përfituar shumë njohuri praktike për menaxhimin e resurseve njerëzore,

“Ambienti dhe kushtet e punës që na i ka ofruar sektori i resurseve njerëzore në Doganën e Kosovës si dhe bashkëpunimi me kolegët na kanë ndihmuar që të arrijmë nivel të lartë të njohurive dhe shkathtësive praktike për menaxhimin e resurseve njerëzore”, theksoi më tej studentja Mustafa. Ajo ishte e ngazëllyer me mundësinë e ofruar dhe falënderoj Kolegjin ‘’Pjeter Budi’’ që ia ka mundësuar këtë eksperiencë.

Kolegji ‘’Pjeter Budi’’ gjithmonë është pranë dhe në shërbim të studentëve!

Leave a comment