Kolegji Pjetër Budi

Studenti ERAND PAJAZITI, nga programi studimor MENAXHMENT profili Menaxhimi i Sigurimeve me 23.06.2022, mbrojti me sukses temën e masterit me titull:
”MENAXHIMI I FINANCAVE PUBLIKE NË KOHË PANDEMIE“,
dhe fitoi titullin ”Master i Arteve të Doganës dhe Shpedicionit”, kjo temë nga komisioni vlerësues, (mentor Prof. Sabri Klaiqi, anëtar Prof. Fitim Maçani, dhe krytar Prof. Haqif Arifi), u vlerësua në mesin e disa temave më atraktive të kohës, jo vetëm për Kolegji “Pjetër Budi”, por edhe për institucionet e RKS-së në përgjithësi e në veçanti për institucionet shëndetësore.


Qëllim kryesor i këtij studimi është analiza rreth menaxhimi të financave të publikuara gjatë kohës së pandemisë duke hulumtuar modelet më të suksesshme në vendet botërore dhe marrja e përvojave të mira për të menaxhuar krizën pa pasoja të mëdha ekonomike.


Disa nga konluzionet kryesore të këtij hulumtimi bazuar në pyetesorin e kandidatit janë:
Mbi 59.6% e bizneseve janë mbyllur për 3 muaj; 50% e të anketuarve deklaruan se nuk e kanë reduktuar numrin e punëtorëve gjatë pandemisë; 43.6% deklaruan se kanë ulur numrin e punëtorëve nga një deri në pesë punëtorë; 71.6% kanë deklaruar se nuk kanë rritur numrin e të punësuarve; 28.4% kanë deklaruar se të ardhurat e tyre kanë rënë mbi 50% ndërsa vetëm 13.6% deklaruan se të ardhurat e tyre nuk janë ulur gjatë kësaj kohe; 70.1 % deklaruan se të ardhurat e tyre nuk u rritën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; 75.6% deklaruan se ndihma shtetërore ishte e vonuar dhe e dobët; 18% deklaruan se ndihma nga shteti ishte paska e vonuar por e duhura; Vetëm 6.4% deklaruan se ndihma nga shteti ishte me kohë dhe e duhura.


Rimëkëmbja dhe kthimi i ekonomisë në nivelin që ishte para pandemisë Covid-19, për 39.6% të anketuarve do të duhen 3 vite kohë; 2 vite do t’i duhen vendit për t’a kthyer ekonomimë në nivelin që ishte para pandemisë kanë thënë 27.2% e të anketuarve; Më tepër se 3 vite kanë deklaruar 26% e respodentëve; Për një vit do të rikuperohet ekonomia e vendit kanë vlerësuar 7.2% e respodentëve; Sektorët më të prekur konsiderohen të jenë gastronomia dhe prodhimtaria; Gastronomia rezultoi të jetë më e dëmtuara për 79.6 % të anketuarve; Prodhimtaria konsiderohet të jetë si më e dëmtuara për 36.4%; Ndër sektorët më fitimprurës rezulton të jenë farmacitë dhe marketet ushqimore.
Studenti pas përfundimit të këtij hulumtimi, duke analizuar situatën paraprake në vend dhe situatën e krijuar gjatë pandemisë ka rekomanduar që:

– Të merren masa konkrete për të siguruar ndihmë për bizneset në tejkalimin e kësaj situate, veçanërisht ato që janë ose kanë qenë shumë afër falimentimit.
– Vendimet e marra nga institucionet e vendit duhet të jenë në koordinim me Odat Ekonomike duke marrë parasysh interesat e bizneseve.
– Punonjësit që janë pushuar nga puna për shkak të falimentimit të biznesit duhet të ndihmohen financiarisht.
– Të mos vendosen masa kufizuese të lëvizjes së qyetetarëve apo operimit të bizneseve duke parë se këto masa nuk po respektohen nga vetë ata që i kanë punuar dhe aprovuar.
– Çdo masë e ndërmarrë nga shteti për kufizimin të lëvizjes së qytetarëve apo operimit të punës së biznesit duhet të bëhet në kordinim me njohësit e ekonomisë.
– Si dhe në rast se këto masa kufizuese do të mbeten në fuqi, atëherë barra e ndihmës për bizneset dhe punonjësit që janë pushuar t’a merrë shteti.
– Të ndihmohen drejtpërdrejt sektorët që janë prekur më së tepërmi nga pandemia.