Në kuadër të punës praktike nga lënda Turizmi Kulturor / Trashëgimia Kulturore, studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” bënë një vizitë në Muzeun e Kosovës dhe në Muzeun Etnologjik.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njoftohen për së afërmi me gjetjet dhe artefaktet që dëshmojnë rëndësinë dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Kolegji “Pjetër Budi” ka për qëllim edhe që nëpërmjet vizitave të ndryshme, t’u mundësojë studentëve njohjen e vlerave dhe figurave të shquara që kanë lënë gjurmë në krijimin e historisë së shtetit të Kosovës.