Studentët po mbajnë praktikë në Doganë e Shpedicione

Studentët e programit Doganë dhe Shpedicion të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë nisur praktikën në terminalet doganore të Republikës së Kosovës. Ata janë shpërndarë në terminalet në Ferizaj, Han të Elezit, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren dhe Intereuropa për të parë nga afër punën që zhvillohet aty. Praktika doganore është pjesë e rëndësishme e punës së studentëve gjatë studimeve në Doganë dhe Shpedicion. Po ashtu, studentët po kryejnë praktikën edhe nëpër shpedicionet gjithandej vendit.

Leave a comment