Loading

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, përkatësisht studentët e Programit Studimor Doganë dhe Shpedicion në lëndën Bazat e së Drejtës, në mënyrë simbolike kanë demonstruar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Luajtja” e roleve nga studentët ishte e një niveli të lartë dhe tregoi punën e të gjithë stafit të kolegjit, si dhe përkushtimin e studentëve që njohuritë teorike të fituara gjatë leksioneve, t’i transmetojnë në praktikë.
Simulimi i rastit “Konstituimi i Kuvendit të Kosovës” është realizuar me qëllim zbatimit të syllabusit të lëndës për pjesën praktike të punës.
Nga realizimi i këtij projekti, studentët ishin mjaft të kënaqur dhe shprehën mirënjohje ndaj profesorit dhe asistentit të lëndës përkatëse për rastin që iu është dhënë. Profesori i lëndës, Dr. Orhan Çeku, tha se është impresionuar nga puna dhe entuziazmi i studentëve për të marrë pjesë në punën praktike të studimeve. Ai theksoi se raste të tilla do të ketë shumë gjatë tërë semestrit, në lëndën përkatëse.
“Përveç aspektit shkencor-profesional, simulimi i rastit ka për qëllim të përçojë mesazh te klasa politike në vend për përgjegjësinë që kanë karshi qytetarëve të Kosovës”, theksoi studentja Ornela Blakaj, e cila edhe “luajti” edhe rolin e kryesueses së seancës konstituive.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/