Kolegji Pjetër Budi

Studentë të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Prishtinë, në kuadër të projektit Tempus, trajnim ky i cili kishte të bënte me inkurajimin e procesit të zhvillimit të kurrikulave bazuar në mësimnxënie dhe hulumtim.

Përveç dy prezantimeve nga zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, studentët patën rastin të trajnohen edhe në shkathtësi të prezantimit, komunikim në biznes dhe zhvillim të karrierës.