Studentët e “Pjetër Budit” pjesë e festivalit “Hyjnesha në Fron”

Një numër studentësh të Kolegjit “Pjetër Budit” kanë bërë punë vullnetarësh në kuadër të festivalit të filmit “Hyjnesha në Fron”, duke i dhënë sharm dhe kreativitet kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore. Po ashtu, gjatë gjithë ditëve të festivalit, një numër i madh studentësh kanë përcjellë filmat dhe aktivitetet tjera, duke u bërë pjesë e rëndësishme e ngjarjes dhe, njëkohësisht duke u treguar aktivë në aktivitetet jashtakademike. “Hyjnesha në Fron” sivjet u organizua për të shtatën herë, ndërkaq Kolegji “Pjetër Budi” ishte sponzor i festivalit. Organizatorët e festivalit i falënderojnë studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”, të cilët në forma të ndryshme kanë qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore.

Leave a comment