Loading

Një grup studentësh të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë filluar realizimin e dy hulumtimeve në terren. I pari ka të bëjë me kënaqshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve me shërbimet bankare. Ndërkaq, hulumtimi i dytë përfshin qytetarët kosovarë të ardhur nga diaspora.

Ata do të anketohen lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë qëndrimit në Kosovë dhe për shpenzimet që i bëjnë brenda vitit për të ndihmuar famijarët e tyre në vendlindje.

Hulumtimet pritet të përfundojnë brenda dy javësh, ndërkaq rezultatet do të publikohen në fund të muajit gusht.

Hulumtimet janë pjesë përbërëse e rëndësishme e programeve studimore të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe e punës praktike të studentëve.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/