Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” po vijojnë punën praktike në Doganën e Kosovës

Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” – Prishtinë, në kuadër të lëndës Punë Praktike Doganore  po vijojnë punën praktike në Doganën e Kosovës. Puna praktike u mundësua falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Kolegjit “Pjetër Budi” dhe Doganës së Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit dhe Doganës së Kosovës e filluar në vitin 2005, po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Gjatë praktikës, studentët do të kenë mundësinë e fitimin të shkathtësive praktike për punën në Doganën e Kosovës, përkatësisht për procedurat doganore të import – eksportit, transitit të mallrave, procedurave me ndikim ekonomik, etj.

Kolegji e falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunimin e treguar ndër vite.

Leave a comment