Studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” ndihmojnë personat me Sindromin Down

Një aksion humanitar është organizuar nga studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” në Ditën e Hapur të këtij institucioni.
Paratë e mbledhura nga shitja e produkteve të ndryshme me logon e “Pjetër Budit” i janë dedikuar shoqatës Down Syndrome Kosova. Në Ditën e Hapur, pjesë e aktiviteteve kanë qenë edhe pjesëtarë të komunitetit me sindromin Down, të cilët janë shoqëruar me student, profesorë dhe të jerë të pranishëm dhe kanë kontribuar në programin e paraparë.
Ky është aksioni i dytë humanitar i studentëve të “Pjetër Budit” pas atij të javës së kaluar, për dhurimin vullnetar të gjakut.

Leave a comment