Vizita e studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” në terminalin doganor ZBD (zyra e brendshme doganore) Prishtina II ishte një eksperiencë e rëndësishme për ta në kuadër të lëndës “Sistemi Doganor”. Studentët, të shoqëruar nga profesori Fisnik Visoka, njohën procedurat e zhdoganimit të mallrave në një depo doganore publike të tipit A, specifikisht në depon doganore Intereuropa Kosova LLC.
Në vizitë, ata kishin mundësinë të vëzhgonin dhe të mësonin për proceset e deklarimit fillestar, vlerësimit, ekzaminimit fizik, kalkulimit të taksave dhe lëshimit të mallit në qarkullim të lirë. Kjo ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për ta parë si funksionon sistemi doganor në praktikë dhe si ndërlidhen proceset e ndryshme të zhdoganimit
Përveç kësaj, studentët u njohën edhe me pjesën e logjistikës dhe funksionimit të depove doganore publike të tipit A. Ata kishin mundësinë të mësonin se si organizohen dhe operojnë depot doganore publike, si dhe rolin e tyre në procesin e zhdoganimit të mallrave.
Nëpërmjet kësaj vizite, studentët morën njohuri të vlefshme nga puna e drejtpërdrejtë me zyrtarët doganor, punonjësit e logjistikës/depove publike dhe agjentët doganor. Kjo u siguron një perspektivë të rëndësishme për ta në lidhje me profesionin dhe fushën e studimit të tyre, duke u ofruar mundësinë të shohin se si teoria dhe praktika ndërveprojnë në kontekstin e sistemit doganor.
Kjo vizitë ishte një rast i mirë për studentët për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të kuptuar më mirë se si funksionon sistemi doganor në praktikë.
Kujtojmë që Prof. Fisnik Visoka, përveç që ishte student dhe tani ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, ai është gjithashtu Udhëheqës i Departamentit Doganor në terminalin doganor ZBD Prishtina II të Doganës së Kosovës në Prishtinë.