Pesë (5) studentë të Kolegjit “Pjetër Budi”, nga data 03.06.2109 filluan punën praktike tre (3) mujore me pagesë në Doganën e Kosovës. Puna praktike u mundësua falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet Kolegjit “Pjetër Budi” dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës. Ministria e Financave, studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” i ka sistemuar në Doganën e Kosovës. Për tre muaj studentët do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri praktike për punën, aktivitetin dhe funksionimin e Doganës së Kosovës.
Kolegji “Pjetër Budi” është gjithherë në shërbim të studentëve, vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj mësimdhënies, punës shkencore dhe punës praktike.