Loading

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të drejtimit Administrim Biznesi të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë prezantuar hulumtimet e realizuara gjatë këtij semestri nga lëndët Qeverisja e Korporatave dhe Etika në Biznes. Në lëndën Qeverisje e Korporatave studentët kanë hulumtuar lidhur me rolin e korporatave në zhvillimin ekonomik të vendit, respektivisht sa ndikojnë ato në zbutjen e papunësisë dhe a ka infrastrukturë ligjore të mirë për hapjen e një filiale të një korporate të huaj në Kosovë. Ndërkaq, në lëndën Etika në Biznes, studentët kanë hulumtuar zbatimin e kodit etik në ndërmarrje dhe institucione. Prezantimi i hulumtimit të parë është bërë nga studentet Rreze Lepaja dhe Mimoza Gerbeshi, kurse i të dytit nga Njomza Surdulli dhe Edita Veseli.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/