Studentë të “Pjetër Budit” vizituan FSK-në në Ferizaj

Studentë të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. Vizita kishte për qëllim njohjen e studentëve me menaxhimin dhe aktivitetet e kësaj qendre edukimi për trupat e FSK-së, si dhe mënyrën e metodat e mësimin, trajnimit etj.
Profesori Ibish Mazreku vlerësoi lart pritjen e bërë studentëve nga shefi i shtabit të Komandës…, kolonel Fadil Hadërgjonaj, i cili i ka shoqëruar ata në të gjitha qendrat e brendshme në kuadër të Komandës…, ku zhvilloheshin aktivitete të ndryshme me kadetë nëpër klasa.
“U njoftuam edhe me jetën e brendshme të ushtarëve, oficierëve dhe nënoficerëve. Disciplina, organizimi i brendshëm, hierarkia, rregulli dhe pastërtia lënë përshtypjen e një institucioni bashkëkohor dhe me standarde bashkëkohore në shërbim të qytetareve dhe vendit”, tha profesor Mazreku.
Gjatë vizitës është diskutuar edhe për mundësinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvoja nga të dyja palët, me qëëlimin të jenë në shërbim të qytetarëve dhe vendit

Leave a comment