Prof. dr. Orhan M. Çeku, ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Sfidat e Harmonizimit të Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit Shkencor
në Trojet Shqipfolës”, e cila u mbajt në Tiranë më 29-31, gusht 2013, organizuar nga Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca.
Në kuadër të Seksionit të Shkencave të Drejtësisë, të konferencës, Çeku prezantoi kumtesën shkencore “Statusi Juridik i Shoqërive Tregtare në Kosovë – analizë komparative dhe rëndësia e
tyre në zhvillimin e ndërmarrësisë”.
Në konferencë mori pjesë edhe Fatmir Halili, MA, Zyrtar i Shërbimit të Studentëve në Kolegjin “Pjetër Budi”, i cili prezantoi kumtesën me titull “Vendimet e Arbitrazhit Tregtar Ndërkombëtar”.