Sot u mbajt takimi nismëtar i projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë me titull “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e Doganës dhe Shpedicionit”, përmes University Support Grants Program.
Hapjen e takimit e bëri Prof. Ass. Dr. Sabri Klaiqi, Rector – Kolegji “Pjetër Budi”, ndërsa ekspertja ndërkombëtare, Dr. Gokcen Ogruk- Maz, nga Texas Wesleyan University, U.S.A, në fjalën e saj, u zotua që do të kontribuoj në sjelljen e praktikave më të mira nga SHBA për zhvillim të programit duke përfshirë dhe hulumtimin.
Pjesëmarrës në takim si dhe panelist ishin përfaqësues të:
– Kosovo United States Alumni,
– z. Bashkim Arifi, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës
– Prof. Jeton Vokshi, Drejtor i Asociacionit të Shpediterëve kombëtar dhe ndërkombëtar,
– Prof. Naim Huruglica, Ekspert i Doganës dhe Tregëtisë,
– Ekspert lokal të arsimit të lartë, si dhe stafi akademik dhe përfaqësues të studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi”.
Përveq tjerash, Prof. Naim Huruglica, prezantoi një studimin nga fusha e Doganës dhe Tregtisë, ku në vitin 2022 deklarimi për mallrat e importuara ishte raportuar 223,226, ndërsa 32,529 mallrat e eksportuara, ku kosoto e trasportit dhe kosto të tjera logjistike parashihet të jetë rreth 1 miliard.
Si rrjedhojë, hulumtimet tregojnë se bizneset kanë mungesë të theksuar për staf profesional të fushës së Doganës, logjistikës dhe shërbimeve të transportit ndërkombëtar.
Gjatë takimit Prof. Luljeta Aliu Mulaj prezantoi Raportin e Analizës së Nevojave të tregut të punës në fushën e Doganës, Shpedicionit dhe Logjistikës. Ky raport do te shërbejë si bazë për rishikimin e planprogramit studimor në këtë fushë.
Qëllimi kryesor i projektit është: Mbështetja në tranzicionin e të diplomuarve Kosovarë në tregun e punës në fushën e Doganës, Shpedicionit dhe Logjistikës duke u pajisur me aftësitë dhe kompetencat përkatëse për të kontribuar në tregun e punës.






