Në sondazhin e realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, në pyetjen, A shpenzoni më shumë se 5 euro në ditë? të publikuar në web-faqen e Kolegjit ka dalur se 68.4% të respodentëve, shpenzojnë më shumë ndërsa 31.6% shpenzojnë më pak se 5 euro gjatë një dite.
Krahasuar me një hulumtim që është realizuar nga Mileniumi i tretë dhe Qendra për Arsim e Kosovës, del se 42.73% shpenzojnë 6-10 euro për një ditë, 37.00% 1-5 euro për një ditë dhe 20.26% gjatë një ditë, shpenzojnë mbi 10 euro.
Sondazhi online i publikuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, ka qene i hapur për përgjigje nga data 15 korrik deri më datë 15 gusht 2013.