Loading

Sigurimi i cilësisë

Subjekt të sigurimit të cilësisë dhe të vlerësimit në Kolegjin “Pjetër Budi” është i gjithë stafi akademik dhe jo akademik i Kolegjit, pra profesorët, ekspertët – ligjëruesit, demonstruesit, bashkëpunëtorët profesional, studentët, shërbimet administrative etj.

Mekanizmat për realizimin e masave për sigurimin e cilësisë janë vlerësimet përmes pyetësorëve anonim, të cilat bëhen sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit.

Vlerësimet për sigurimin e cilësisë kanë efekte në:

– Motivimin dhe vlerësimin publik në rast të rezultateve pozitive;
– Zbatimin e masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të rezultateve negative.

Në bazë të Rregullores për procedurat e sigurimit të cilësisë, vlerësimet bëhen për të arritur objektivat, përshtatjen e punës dhe ekonomizimin e masave të marra. Vlerësimet bëhen në këto drejtime:

– Vlerësimi i masave të menaxhimit në të gjitha nivelet organizative;
– Vlerësimi i programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;
– Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies;
– Vlerësimi i aktiviteteve kërkimore, hulumtuese dhe shkencore (seminareve);
– Vlerësimi i vijueshmërisë së studentëve;
– Vlerësimi i rezultateve të kollokuiumeve dhe të provimeve

Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga ana e studentëve, bëhet një herë në vit përmes pyetësorëve anonim dhe që koordinohen nga një komision i posaçëm i studimeve. Pyetësorët përpilohen nga komisioni i studimeve, duke u bazuar në strukturën standarde të pyetësorëve anonim.

 

 

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/sigurimi-i-cilesise">