Loading

Shkolla e Teknologjisë Informative

Themelimi i Shkollës Profesionale për TI do të ju ofroj trajnime dhe nxënie të mësimeve të gjithë atyre që kanë njohuri elementare në lëmin e Teknologjisë Informative përmes programeve të specializuara të cilat janë të bazuara kryesishtë në punë praktike dhe aplikmin praktik i njohurive nga kjo sferë. 

Kjo shkollë profesione nuk kërkon shumë shpenzime dhe po ashtu është e përshtatshme për shumicën e studentëve./ Qasja në këtë shkollë lejohet edhe pa test mature! 

Fokusi kryesor i shkollës do të jetë specializimi dhe në fusha të caktuara dhe përgaditja e studentëve për tregun e punës duke tentuar që të iket nga parimi i mësimit teorik. 

Programi i studimit  “Teknologji e Informacionit”  ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe në disiplinat mbështetëse. 

Programi synon të formojë specialistë me kompetenca  të zgjeruara praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe  specialistë  në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në sektorin publik apo  privat. 

Objektivat e programit të studimit përfshijnë:

  • Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike dhe praktike në funksion të teknologjisë së informacionit.
  • Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
  • Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të harduerëve mbështetës të sistemeve informatike.
  • Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve  koncepte teknike.
  • Të diplomuarit do të mund të fitojnë aftësitë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me persona në role të ndryshme të sistemeve të informacionit si: përdorues, menaxherë, zhvillues, analistë dhe administratorë të një baze të dhenash;
  • Të diplomuarit do të fitojnë mundësinë për të kuptuar funksionet dhe aplikimet e kompjuterave në mjedisin e sistemeve të informacionit dhe të aplikojnë këtë kuptueshmëri brenda organizatës dhe strukturave e proceseve të biznesit;

Mundësitë e punësimit

Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist i teknologjisë së informacionit:

  • Në administratën publike dhe private;
  • Në kompani të ndryshme në pozitën e IT-së apo ndihmës i IT-së; 
  • Në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore, etj.
  • Menaxhues të Sistemeve të Informacionit;
  • Administratorë të bazave të të dhënave
  • Editues i imazheve
  • Mirëmbajtës Web-faqesh
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/