Loading

Shërbimi i studentëve

Zyra e Shërbimit të Studentëve i Kolegjit “PJETER BUDI”, në bazë të Statutit të Kolegjit dhe Rregulloreve përkatëse, është përgjegjëse për çështjet profesionale administrative dhe teknike, si më poshtë:

  •  Cakton numrin e amzës së studentit, në bazë të cilit hartohen listat e studentëve sipas drejtimeve;
  • Bënë regjistrimin e studentëve të pranuar në të gjitha drejtimet – programe studimore për çdo vit akademik;
  •  Rregullon dokumentacionin e studentëve të pranuar sipas numrit të indeksit dhe formon dosjet e tyre;
  •  Fut të gjitha të dhënat e studentëve të Institutit në programin – bazën e të dhënave;
  • Përgatit raporte lidhur me studentët e regjistruar, si për ata të rregullt dhe për ata me korrespodencë;
  •  Përgatit raporte lidhur me vijueshmërinë e studentëve gjatë ligjëratave si dhe në kollokuiume dhe provime

Zyra e shërbimit studentor udhëhiqet nga Shefi i Admistrates: Mjellma Zhuri


KONTAKTI: 

[email protected]


https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/